Kosova dhe Serbia, takim në nivel ekspertësh në Bruksel

Kosova dhe Serbia, takim në nivel ekspertësh në Bruksel

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë ulen sot në tryezën e bisedimeve. Grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë pritet të diskutojnë për çështjet e bashkëpunimit ekonomik.

Bisedimet në nivel ekspertësh mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Një ditë më parë, kryeministri Hoti tha se në takimin e sotëm do të diskutohet për fazën përfundimtare drejt njohjes së ndërsjellë.

Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke që adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër do të diskutohen çështjet e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, i planifikuar fillimisht më 27 qershor, u anulua për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë njoftoi ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veselit, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Pas anulimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë, më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, zhvilluan një takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy