Gazetari dhe autori i emisionit “Fokus”, Robert Papa, për takimin e një dite më parë të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë në Miçigan, Donald Trump thotë se ishte në sallë të mbyllur, pasi vazhdon frika se mund të ngjasë diçka, edhe pse shërbimi i sigurisë është shtuar.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi gjithashtu se janë shtuar senatorët që kërkojnë tërheqjen e Joe Biden dhe se një nga nismëtarët kryesorë është ish-Presidenti Barack Obama.

Fjalimi i Trump ka qenë i ashpër, Pelosi i çmendur, Biden me IQ 20, unë 200. Trump vazhdon të thotë se unë jam personi që kam bërë uljen më të madhe të taksave, nuk është e vërtetë.
Mbas atentatit, në sondazhe Trump është rritur. Është e çuditshme se si ka shkuar arma në atë çati.
Unë them që në këtë kanë kontribuar dhe liderët e NATO-s. Se shërbimet e sigurisë ishin përqendruar më shumë për sigurinë e liderëve të NATO-s në Uashington dhe jo aq të Trump.
Në sondazhe sa herë që ndodhin dukuri të tilla, instinkti njerëzor shkon në krahë të viktimës dhe Trump ka marrë një pëlqim.
Miçigan është një vend që kanë mundësi të ndikojnë. Trump e kontrollon partinë në mënyrë të padiskutueshme dhe e ka kthyer pothuajse në një parti familjare.
Gjithsesi kandidati për zv.president nuk do e ndihmojë për vota. Biden ka 34 senatorë që i kanë dalë kundër, ai që kryeson është ish-presidenti Obama, i cili nuk del hapur.
Biden ka përfunduar, gjendja mendore, probleme të mëdha, problemi është si do e zgjidhin.
Do ketë një konventë të hapur në gusht, apo një mini garë të hapur elektorale. Nëse do jetë Kamala Harris zëvendëse e tij, do jetë pothuajse në të njëjtat pozita si Biden.
Favori i saj është se mund të përdorë fondet e mbledhura nga Biden, ndonjë kandidat tjetër jo.
Klani Clinton është dobësuar shumë. Hillary Clinton e di që nuk ka mundësi të fitojë me Trump.
Michelle Obama është kandidate interesante, por ajo është e zgjuar dhe nuk do të kandidojë. Mundësitë janë për guvernatorin e Kalifornisë dhe Miçigan.
Problemi me Biden është ky, ka qenë një senator moderator, se si kaloi në një ekstrem të majtë, nuk e kuptoj.
Nuk është Biden ai që ka qenë, është i sëmurë dhe është një fatkeqësi se e tregon Amerikën të dobët.
Biden ka thënë që mos besoni sondazhet se dhe Hillary Cliton ishte 10% më shumë në polle dhe humbi.



