Presidenti maqedonas rreth negociatave : Na shkëputni nga Shqipëria, mos na trajtoni “dyshe” (VIDEO)

Presidenti maqedonas rreth negociatave : Na shkëputni nga Shqipëria, mos na trajtoni “dyshe” (VIDEO)

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski, kërkon që Maqedonia e Veriut të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje, lidhur me hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut..

Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.

 “Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“, thotë ai.

Në një intervistë e Euractiv, Pendarovski kujton se procedura e “decouplage” është përdorur dy herë të tjera në dëm të Maqedonisë, në vitin 2011 kur u shkëput nga Mali i Zi dhe në 2013 kur u shkëput nga Serbia, ku kjo e fundit përfitoi hapjen e negociatave dhe Shkupi jo për shkak të problemit të emrit me Greqinë.

“Në të dyja rastet, ishte një lajm i madh për rajonin që ata hapën bisedimet. Por tani ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, kemi nënshkruar marrëveshjen me Greqinë, e cila ishte një mrekulli politik”, tha presidenti.

Pendarovski gjithashtu tha se vendimi për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shkupin mund të vonohet deri në shtator, pasi Bundestagu Gjerman do të debatojë zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Ai shprehu shqetësim se kjo mund të jetë tepër vonë, pasi konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë muajt e ardhshëm dhe të krijojë probleme të reja.

“Euractiv” shkruan se ndërsa Maqedonia Veriore do të bashkohet me NATO-n “ose në dhjetor, ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, më së voni”, perspektivat e saj për në BE është ende e pasigurt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy