
Policia ka ndaluar Arben Goxhën, pronari i AMG shpk në lidhje me importimin e mishit të pulës me salmonelë nga Brazili.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”.
Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.



