Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami ashtu si ishte lajmëruar ka sjellë bojkotin e punës në gjykatat penale në vend. Mungesa e avokatëve, por edhe problematikat e tjera të sistemit duket se për disa ditë do të paralizojnë gjyqësorin. Ndërkohë që shoqata e avokatëve penalistë paralajmëron përshkallëzim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.



