
Financimi rus i 500 mijë dollarëve ka përplasur mazhorancën dhe opozitën edhe në parlament. Deputeti Pandeli Majko i PS i kërkoi kolegëve të PD që të japin llogari, teksa hodhi dyshime se Basha mund të mos e kalojë më oqeanin drejt SHBA, ndërkohë Enkelejd Alibeaj mori në mbrojtje ish-kryetarin e tij duke sqaruar se pas disa orësh gjithçka do të përgënjeshtrohet.



