Bashkia bleu biletën Tiranë-Dortmund 3.5 mln lekë/ Qori: Dyshime se i takon Veliajt, po shpërdorohen paratë e buxhetit për qejf

Bashkia bleu biletën Tiranë-Dortmund 3.5 mln lekë/ Qori: Dyshime se i takon Veliajt, po shpërdorohen paratë e buxhetit për qejf

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me blerjen e një bilete Tiranë-Dortmund për të cilën sipas tij janë harxhuar 3.5 milionë lekë të vjetra.

Ai shprehet se udhëtari ‘specialë’ niset sot dhe do të kthehet pasnesër dhe se kjo biletë është prerë me gjasë për Veliajn për të parë ndeshjen Shqipëri-Itali.

Drupal Ad

 

 

 

Është një lajm  i nxjerr nga një media online ku shuma e biletës vajtje-ardhje Tiranë-Dortmund kushton 3.5 mln lekë të vjetra. Këshillit bashkiak të Tiranës nga e marta kur fillon dhe puna do të interesohemi për ti kërkuar llogari për këtë prokurim për të cilën besojmë se kjo biletë e çmendur është blerë për një person special për të parë ndeshjen Shqipëri- Itali dhe është çmenduri për të harxhuar një shumë kaq të madhe parash nga bashkia për të një biletë.

Nuk ka asnjë shpjegim nga bashkia pse është blerë kjo biletë por që mund të jetë dhe për vetë kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, por që ka shpërdoruar kaq para të bashkisë për punë qejfi.

Ndërsa i pyetur se si e vlerëson ecurinë e hetimeve të SPAK për çështjet që kanë të bëjnë me bashkinë e Tiranës, dosjen e inceneratorëve dhe atë 5 D, Qori tha se SPAK ka hedhur disa hapa përpara por që sipas tij hetim i duhet të thellohet edhe më tepër dhe të ngrihet një akuzë dhe për Veliajn.

SPAK ka hedhur disa hapa përpara duke nisur hetimet dhe duke hequr lirinë e disa drejtorëve të bashkisë, por mendoj se hetimi duhet të thellohet dhe më tepër dhe kam bindjen se duhet të ngrihet një akuzë dhe për Veliajn si për aferën 5D ashtu dhe për inceneratorët.

Gjithsesi unë i kërkoj qytetarëve shqiptarë që të ngrihen në protesta kundër korrupsionit në rast se veliaj nuk përballet me akuza dhe nuk jep llogari për milionat euro si për 5D ashtu dhe inceneratoërt, atëherë për mua më vjen keq ta them por reforma në drejtësi do jetë e vdekur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy