Ka dështuar për të 35-tën herë ditën e sotme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj deputetët do të mblidhen pas 48 orësh, më 23 qershor në ora 11.00, për seancën e 36-të.
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës vijon për formimin e një komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Komisioni parashikohet të ngrihet për votimin e fshehtë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare Kuvendi, Albulena Haxhiu.



