Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka votuar rreth orës 9:15 në një prej qendrave të votimit të Njësisë 5 në kryeqytet. Vasili shfrytëzoi rastin të uronte besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, ndërsa bëri thirrje për një proces zgjedhor të qetë dhe të matur.
“Dua t’u uroj besimtarëve myslimanë gëzuar Bajramin. Besoj se sot do të bëjmë diferencën për një të ardhme më të mirë dhe me shpresë. Shpresoj që të jetë proces i qetë dhe të kemi maturinë e duhur. Të kemi një proces të mençur dhe një votim në mençur”, tha ai.



