8 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri/ ISHP konfirmon: Rezultuan negativ (VIDEO)

8 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri/ ISHP konfirmon: Rezultuan negativ (VIDEO)

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin COVID-19 është mbledhur sërish ditën e sotme.

Pas mbledhjes së task-forcës, drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini deklaroi se janë testuar tetë persona të dyshuar, por kanë rezultuar negativë.

“Kemi shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar, që kanë rezultuar negativë. Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127. Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.”

Sipas saj, çdo udhëtar që vjen nga Kina dhe nga Italia monitorohet imtësisht. Eugena Tomini shtoi se viroza mund të pësojë ulje me ardhjen e pranverës dhe rritjen e temperaturave.

“Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë. Kemi dyfishimin e respiratorëve. Ky dyfishim përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme.”

Më tej, ajo ka shtuar se janë marrë masat e duhura në pikat kufitare, duke u ndalur kryesisht tek ata që vijnë nga zona të nxehta si Lombardia.

‘Specifikisht unë e përmenda, nëse vihet nga zonat e nxehta të ardhura si Lambordia, ata nuk dalin nga karantina. Janë marrë masat e duhura në drejtim të mjeteve, kapaciteteve e duhura. 4300 raste në nivel kombëtar janë vlerësuar nga pikat kufitare. Në momentet e përforcimit të masave nga data 22 e deri më tani jemi ndalur tek personat që vinin nga zona e Lombardisë’, shtoi Tomini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy