Kocijançiç: Arrestimi i Haradinajt të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë

Kocijançiç: Arrestimi i Haradinajt të zgjidhet me komunikim mes Kosovës dhe Serbisë

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë në bazë të një fletarresti të Serbisë.

“Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

Zëdhënësja e Mogerinit ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret “hapat që janë ndërmarrë në këtë proces nga të dyja palët, Serbia dhe Kosova drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, shkëmbimit të informacioneve dhe transferimit të proceseve, diçka që do të vazhdohet nga riintegrimi i serbëve të Kosovës që janë personel i drejtësisë në sistemin e drejtësisë së Kosovës përgjatë janarit, ashtu siç janë integruar pjesëtarët serbë të forcave policore”.

Ajo ka kujtuar se deri më tash ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit të mërkurën e kaluar ndërsa një gjykatë në Colmar të Francëz i shqiptuan masën e paraburgimit deri në, siç thuhet, “paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga autoritetet e Serbisë”. /Gazeta Express/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy