Kosova në ‘Open Ballkan’? Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kosova në ‘Open Ballkan’? Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Kryeministri Edi Rama në një diskutim me gazetarët pas samitit për “Open Ballkan” në Beograd është pyetur nëse do të insistojë të bindë Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Rama tha se deklaratat e Presidentit Vuçiç për ftesën ndaj Kosovës do të testohet vetëm nëse Kosova i bashkohet nismës “Open Ballkan”.

Ai u shpreh se është dakord që Serbia ti kërkojë falje Kosovës, duke shtuar se sipas tij falja është ajo që vjen në fund. Rama theksoi se bashkëpunimin në rajon e sheh si një proces paqeje.

Ne kemi me Kosovën një marrëdhënie speciale, kjo s’ka nevojë për diskutim. Do të bëjmë çmos që marrëdhënie me Kosovën ta kemi sa më cilësore. Por përsëri po i kthehem, tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla.

Është komplet gjë tjetër në aspektin ekonomik. Sa i përket bindjes nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar. Është vendim sovran i atyre që kanë marrë votën dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë.

Unë jam për falje. Kërkimi i faljes nga Serbia është kapaku që do ti japë zgjidhjen përfundimtare njohjes nga Serbia. Unë them që falja vjen në fund, nuk mund të vijë në fillim. Ballkani i Hapur ka mundësuar që në të kemi realitet atë që prej vitesh e kemi ëndërruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy