Krishtlindje të akullta në SHBA, Nju-Jorku shpall gjendjen e emergjencës

Krishtlindje të akullta në SHBA, Nju-Jorku shpall gjendjen e emergjencës

Shteti i Nju Jorkut - së bashku me Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Maryland, Karolina e Veriut dhe Oklahoma - kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedenta të dimrit, që mediat amerikane i kanë quajtur "borëmaggedon".

Temperatura nën zero priten kudo, ndërsa piku parashikohet -57 gradë në disa zona malore të Ëyoming.

Mbi dy mijë fluturime tashmë janë anuluar, duke shkaktuar shqetësim të madh te miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.

Erërat e forta, reshjet e shumta të borës dhe i ftohti do të sjellin Krishtlindje të akullta për miliona njerëz, ndoshta më të ftohtat në 40 vitet e fundit, duke shkaktuar shumë shqetësime.

Meteorologët flasin për një event klimatik që ndodh një herë në një gjeneratë: Më shumë se 90 milionë amerikanë në 37 shtete janë nën paralajmërimet e motit dhe rreth 80 për qind e Shteteve të Bashkuara mund të përjetojnë temperatura shumë nën zero, madje edhe në jug.

Stuhia e dimrit dhe i ftohti që pritet në Shtetet e Bashkuara janë të rrezikshme, tha dje presidenti amerikan Joe Biden, i cili u bëri thirrje të gjithëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve: “Kjo nuk është një ditë me borë si ato kur ishim fëmijë, është e rëndë”, nënvizoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy