Rezoluta për shkarkimin e Trump nesër në Kongres, demokratët ftojnë republikanët ta votojnë (VIDEO)

Rezoluta për shkarkimin e Trump nesër në Kongres, demokratët ftojnë republikanët ta votojnë (VIDEO)

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Kongresin amerikan kanë prezantuar zyrtarisht një një rezolutë për shkarkimin e presidentit Donald Trump, të cilin e akuzojnë për ‘nxitje të protestës së dhunshme’ ndaj kongresit më 6 janar.

Më konkretisht bëhet fjalë për amendamentin 25 të kushtetutës amerikane, që lejon nënpresidentit që të marrë kompetencat e presidentit.

Në rezolutë theksohet se Trumpi ka mbajtur një fjalim në një tubim para mbështetësve të tij të cilët i ka inkurajuar të bëjnë veprime të dhunshme në kongres. Kjo është hera e dytë që ndaj Trumpit nis një proces gjyqësor për shkarkim në Kongres.

Para kësaj rezolute republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve e bllokuan një kërkesë të demokratëve për amendamentin 25, teksa i bënin thirrje zëvendës presidentit Mike Pence që ta aktivizonte atë, për largimin e presidentit Trump nga zyra.

Amendamenti 25 i Kushtetutës i lejon nënpresidentit që të marrë kompetencat e presidentit. Demokratët kanë paralajmëruar se nëse nënpresidenti Mike Pence nuk e aktivizon këtë amendament, ata do të vazhdojnë me procesin e shkarkimit të presidentit në Kongres.

Pas zyrtarizimit ditën e sotme, amendamenti do të votohet të martën në Kongres, ndërsa demokratët i kanë bërë thirrje republikanëve që ta votojnë atë.

Më herët, udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi nisjen e procedurave për gjykimin e Trumpit në Kongres, teksa presidenti po përballet me presionin në rritje dhe izolimin në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të rolit të tij në sulmin që i është bërë Kongresit.

Në rezolutën e demokratëve, që u bllokua nga republikanët, Trump akuzohet për rritje të presionit ndaj zyrtarëve zgjedhorë për të përmbysur rezultatin zgjedhor, si dhe për inkurajim të mbështetësve të tij që përdorën dhunë dhe për pasojë mbetën të vrarë 5 persona, njëri prej tyre polic.

Raporti i FBI-së, frikë për protestë të dhunshme dhe të armatosur më 17 janar në Amerikë​

Autoritet federale në Amerikë i druhen protestave të dhunshme deri në përdorimin e  armëve me 17 janar kur është mësuar se ekstrimistët e djathtë që mbështesin Trump do të mbajnë protesta në të gjithë vendin.

Ky informacion i klasifikuar është shkruar në një nga dokumentet e FBI-së, që është marrë nga Yahho Neës. Protestat këtë herë pritet të mbahen jo vetëm në Uashington, por në të gjithë vendet e tjera, veçanërisht në Michigan dhe Minesota.

Raporti në fjalë thotë se ka prova të cilat tregojnë se në 17 janar do të sulmohen ndërtesat e kongreseve të vendeve në fjalë. Ai është përpiluar që me 29 dhjetor të 2020 dhe thotë se ‘disa persona kanë treguar gadishmëri për të kryer dhunë në mbështetje të ideologjisë së tyre’.

Këta mbështetës ekstremistë janë pjesë e lëvizjes ‘boogaloo’, e cila pretendon një marshim të armatosur në të gjithë vendin me datë 17 dhjetor, që korespondon me të dielën e ardhshme.

Këto protesta pasojnë ato të 6 janarit ku mbështetësit e Trump u futën me dhunë në Kongresin Amerikan, me synim për të mos certifikuar zgjedhjet. Për pasojë mbetën të vrarë 6 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy