
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa lundrimi në Detin e Verdhë mëngjesin e sotëm, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.
“Ushtria zbuloi disa raketa të paidentifikuara rreth orës 11:00 të lëshuara në det në brigjet perëndimore”, thanë në një deklaratë shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut.
Ushtria po monitoron nga afër çdo sinjal të aktivitetit të mëtejshëm nga ushtria koreano-veriore.
Deklarata e Seulit specifikon se nisja po analizohet nga afër.
Media shtetërore e Koresë së Veriut tha më herët se lideri Kim Jong-un inspektoi anijet luftarake në një kantier detar në një përpjekje për të forcuar forcat e tij ndërsa vendi aziatik rrit “përgatitjet e luftës”.



