Banorët e Qinamit: Panelet po përzënë fshatin (VIDEO)

Banorët e Qinamit: Panelet po përzënë fshatin (VIDEO)

Qinami është në prag të një konflikti që rrezikon të shkojë tek armët. Banorët e fshatit rrëfyen për emisionin “Fol” në MCN TV se ekziston një rrezik real pas projektit për vendosjen e parkut fotovoltaik në kullotat e fshatit ku kullosin çdo ditë mijëra kokë bagëti e disa qindra lopë. 

 

Dhe kur preket buka e gojës, kur preket toka e brezave, tensioni shkon në pikën ku askush nuk e mban dot më.

 

Banorët thonë se janë lënë në terr informativ. Vendimi i Këshillit Bashkiak të Kolonjës për dhënien e kullotës për panele diellore është marrë pa dëgjesë, pa transparencë. 

 

Ndërkohë, në fshatin Qinam asnjë shtëpi nuk ka certifikatë prone, as për tokat e as për objektet, ndërsa rrugët e fshatit janë të ndotura nga ujërat e zeza pasi mungojnë kanalizimet.

 

Dhe megjithatë, mbi këtë fshat pa minimumin e kushteve, kërkohet të ndërtohet një park energjie që prek drejtpërdrejt jetesën e tyre.

 

Në fshat ndjehet një presion i rëndë. Njerëzit janë të frikësuar, të zemëruar, e të tradhtuar nga institucionet. Shumë prej tyre e thonë hapur se situata po shkon drejt një pike të rrezikshme nëse nuk anulohet ne kohë projekti i parkut fotovoltaik që lë pa kullota blegtorinë dhe gjedhët e një fshati shume prodhues duke vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e tyre dhe familjeve fermere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy