Sulm kamikaz në një xhami në Pakistan, vriten 28 policë

Sulm kamikaz në një xhami në Pakistan, vriten 28 policë

"Të paktën 28 ​​policë u vranë dhe mbi 100 të tjerë, përfshirë oficerë dhe civilë, u plagosën" në sulmin vetëvrasës në një xhami në Peshawar.

Ghulam Ali, guvernatori i Khyber Pakhtunkhwa, i bëri të ditura shifrat në një konferencë për shtyp.

Disa njerëz janë ende nën rrënojat e ndërtesës.

Sulmi u dënua nga partitë politike të opozitës dhe zyrtarët e qeverisë. Ghulam Ali, guvernatori i provincës në Khyber Pakhtunkhwa, ku Peshawar është kryeqyteti, tha se ka gjasa që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej.

Shumica e viktimave ishin policë dhe oficerë policie – xhamia ndodhet brenda një kompleksi të gjerë, i cili shërben gjithashtu si selia e policisë së qytetit. Policia tha se midis 300 dhe 350 besimtarë ishin brenda xhamisë kur sulmuesi shpërtheu eksplozivin e tij.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, tha Saddique Khan, zyrtar i lartë i policisë në Peshawar, por talebanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme vetëvrasëse në të kaluarën.

Peshawari ka qenë skenë e sulmeve të shpeshta militante. Talebanët pakistanezë, njihen si Tehreek-e-Taliban Pakistan ose TTP, dhe janë grup i veçantë, por edhe aleatë të ngushtë i talebanëve afganë, të cilët morën pushtetin në Afganistanin fqinj në gusht 2021, ndërsa trupat e SHBA-së dhe NATO-s ishin në fazën përfundimtare të tërheqjes nga vendi pas 20 vitesh luftë.

TTP ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit, duke luftuar për zbatimin më të rreptë të ligjeve islame në vend, lirimin e anëtarëve të tyre që janë në paraburgim nga qeveria dhe një reduktim të pranisë ushtarake pakistaneze në rajonet e mëparshme fisnore të vendit.

Pakistani ka parë rritje të sulmeve militante që nga nëntori kur talebanët pakistanezë i dhanë fund armëpushimit të tyre me forcat qeveritare.

Armëpushimi përfundoi pasi Pakistani ende po luftonte me përmbytjet e paprecedenta të verës së kaluar që vranë 1 739 njerëz, shkatërruan më shumë se 2 milionë shtëpi dhe në një moment zhytën nën ujë deri në një të tretën e vendit. Dëmet nga përmbytjet arritën në më shumë se 30 miliardë dollarë dhe autoritetet tani, muaj më vonë, ende po luftojnë për të rregulluar tenda, strehim dhe ushqim për të mbijetuarit.

/ Me shkurtime nga Washingon Post

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy