
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre mbi botën duke dëmtuar vendet europiane dhe duke i dënuar ato në izolim.
Kështu deklaroi të premten Kryetari i Dumës rusem Vyacheslav Volodin në kanalin e tij Telegram.
Uashingtoni e ka dënuar Europën me uri, të ftohtë dhe izolim. Uashingtoni është gati të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin e tij mbi botën, duke sakrifikuar mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë e vendeve europiane.
Volodin deklaroi se vendimet e shteteve të Bashkimit Europian për të shmangur burimet energjetike ruse, për të ndërprerë bashkëpunimin ekonomik me Rusinë dhe për të ndaluar rusët të hyjnë në vend janë marrë nën presionin e Uashingtonit.
Adhuruesit e kësaj politike në Europë janë Anglia, e cila ka hequr dorë nga Bashkimi Europian, dhe vendet që janë sovrane vetëm në emër, pra Lituania, Letonia, Estonia dhe Ukraina.
Pjesë e këtij koalicioni rusofob janë edhe Polonia, Republika Çeke dhe Finlanda, të cilët shpresojnë të marrin një ndihmë nga Amerika.
Më konkretisht, sipas kreut të Dumës, gazi natyror në SHBA kushton sot 333 dollarë për 1000 metër kub.
Ndërkohë, Uashingtoni ia shet Europës me 7.3 herë më shumë se çmimi, duke e bërë ekonominë e vendeve të BE-së jo konkurruese”.
Për më tepër, siç raporton Tass, Volodin deklaroi se inflacioni në Eurozonë tashmë ka arritur një rekord prej 8.9%.
Nxehtësia jonormale që shpërtheu në Europë ka goditur rëndë bujqësinë. Të korrat e saj janë 20% më pak se vitin e kaluar. Ka mungesë të energjisë elektrike dhe kostoja e saj është rritur gjashtëfish gjatë vitit.



