Nuk fitoi betejën me Covid-19, trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi mbërrin sot në Rinas

Nuk fitoi betejën me Covid-19, trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi mbërrin sot në Rinas

Trupi i pajetë i mjekut neurolog, Drini Dobi mbërrin ditën e sotme, rreth orës 17:00 në Aeroportin e Rinasit. Lajmin e kanë bërë të ditur kolegë të tij, nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Ndërsa, përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të shtunën tek Varrezat e Tufinës.

Postimi në Facebook

“Të nderuar kolegë dhe dashamirës të dr.Drini Dobit. Në vazhdimësi të postimit të mëparshëm, doja t’ju njoftoj që trupi i Drinit vjen në Aeroportin e Rinasit ditën e premte datë 18.12.2020 ora 17:00. Le të jemi të gjithë atje për ta pritur siç ai e meriton…! Përcjellja për në banesën e fundit do të jetë ditën e shtunë në Varrezat e Tufinës. Ju uroj nga zemra shëndet të gjithëve, Përqafime!”, shkruajnë kolegë të mjekut Drini Dobi.

Mjeku i njohur neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi e humbi luftën me koronavirusin më 9 dhjetor. Dobi ndodhej në një spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim të specializuar, pasi u infektua me Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy