
Deklaratën e ish-liderit të PD Sali Berisha se mezi pret të rikthehet në parlament ish-anëtari i këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri e sheh në disfavor të PD. Përmes një lidhje Skype në MCN TV, Kulluri tha se rikthimi i tij do të krijojë tension me SHBA-në.
“Qëndrimi i Berishës që mezi po pret aktivitetin e tij do krijojë tension me SHBA-së dhe ky kurs nuk është i favorshëm për PD-në”, tha Kulluri.
I pyetur lidhur me mënyrën se si po udhëhiqet kjo pari dhe pritshmëritë e tij për të Kulluri tha se me këtë lidership PD nuk ka asnjë shans të ringrihet dhe të fitojë zgjedhjet.
“Unë kam dhënë dorëhqjen nga kandidimi dhe teserën ma ka djegur Basha, por ai nuk më përjashton dot nga PD sepse kam shkuar 17 vjeç aty. Kjo forcë nuk ka asnjë shans të ringrihet dhe të fitojë zgjedhjet. Mbase do të kemi shkrirje të PD me LSI sepse sot kanë llogaritur edhe votat e LSI. Basha është i gatshëm të mos largohet edhe sikur të humbë zgjedhjet 20 herë. PD është e dënuar”, shtoi ai.



