Zbulohen targat e reja të ‘Audi’-t që Tahiri u shiti Habilajve

Zbulohen targat e reja të ‘Audi’-t që Tahiri u shiti Habilajve

Zbulohet targën e re të makinës tip ‘Audi’ që ish-ministri Tahiri u shiti kushërinjve Habilaj. Dokumenti i siguruar tregon se targa e mjetit “Audi” AA 003 GB është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor nga sistemi i targave dhe targa e re është bërë AA900NF në pronësi të Artan Habilajt.

Viti prodhimit 2008 dhe pronari i mjetit nuk ndryshojnë, ndërsa targa, ngjyra dhe numri i shasisë kanë ndryshuar. Për automjetin me targat e reja AA900NF ka një urdhër për ta ndaluar dhe për të hetuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtin automjet.

Policia tashmë është vendosur në kërkim të automjetit, më parë ngjyrë e zezë, ndërsa tashmë ngjyrë gri për të hetuar modifikimet, që ngrenë dyshime. Prokuroria akuzon se ‘Audi’ që më parë ka pasur Tahiri dhe që ua shiti Habilajve pasi u bë ministër është për përdorur për trafik droge nga kushërinjtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy