Lufta në Ukrainë, sulmohen mediat ruse: Putin na detyron të gënjejmë

Lufta në Ukrainë, sulmohen mediat ruse: Putin na detyron të gënjejmë

Sulm tjetër ndaj mediave ruse nga grupi i hakerave, Anonymous. Agjencitë e lajmeve ruse Tass, Fontanka dhe Rbk, të përditshmet Kommersant dhe Izvestia, sajti Znak.ru, ranë pre e një sulmi kibernetik gjatë së hënës.

Për disa momente në faqen kryesore të Tass dhe disa mediave të tjera të prekura nga sulmi, doli një mesazh ku kërkohej që rusët t’i japin fund çmendurisë dhe të mos dërgojnë djemtë dhe burrat drejt vdekjes së sigurt.

Po ashtu në faqet e mediave ruse të sulmuara shkruhej, “Putin na detyron të gënjejmë”.

Qysh prej të enjtes së kaluar, Rusia ka nisur agresionin ndaj Ukrainës, ku si pasojë e përleshjeve me armë, janë shënuar me mijëra viktima nga të dyja palët.

Ndërkohë ditën e sotme në Bjellorusi, në kufi me Ukrainën, po zhvillohet një takim mes dy delegacioneve ukrainase dhe ruse me shpresë ndërprerjen e luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy