Primaret, Paloka: Procesi duhet parë si garë mes miqsh dhe jo luftë mes armiqsh, kundërshtari jonë është Rama (VIDEO)

Primaret, Paloka: Procesi duhet parë si garë mes miqsh dhe jo luftë mes armiqsh, kundërshtari jonë është Rama (VIDEO)

Procesi i vonuar i primareve në PD, për të zgjedhur përmes votës së anëtarësisë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit duket se po nis.

Ditën e djeshme është zbardhur një mesazh për krerët e degëve të PD, që i njofton se shpejt primaret do të nisin, e për këtë arsye, nëse duan të jenë pjesë e procesit duhet të japin dorëheqjen nga pozicioni i tyre si drejtues lokalë.

Lidhur me këtë zhvillim nënkryetari i PD-së Edi Paloka në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se ato do të zhvillohen pasi kështu ka vendosur shumica ndërsa theksoise pasi sipas tij interesi i gjithsecilit prej nesh nga kryetari i partisë deri te anëtari i fundit është fitorja e PD.

Sipas tij me rëndësi është që të kemi një proces sa më transparentë dhe një proces që të eliminojë sa të mundet përplasjet që mund të lindin.

Për arsye të kuptueshme duhet që çdokush nga kryetarët e degëve që do kandidojë për deputet duhet të japë dorëheqjen dhe kjo është parashikuar në statut, është një nga etapat e primareve siç është deklaruar shumë herë nga kryetari i partisë dhe do zhvillohet.

Lidhur me ketë çështje ka pasur debate sepse unë e kam shprehur momentin kur është diskutuar për primaret sepse tani nuk është koha më për të diskutuar për to, sepse askush tani nuk mendon për ti anuluar, ato do zhvillohen.

Sa për pyetjen është vonë apo jo Paloka tha se secili ka mendimin e tij, por ai ka kërkuar që kushdo që do marri pjesë ta shohë këtë si një garë mes miqsh dhe jo si një luftë mes armiqsh, pasi sipas tij interesi i gjithsecilit prej nesh nga kryetari i partisë deri te anëtari i fundit është fitorja e PD s’ka interes tjetër personal.

Duhet ta shohin këtë për ti dhënë një optimizëm dhe energji fushatës sonë parlamentare dhe jo ta nisim me hatërmbetje.

Të jemi realistë nuk mund ta fshehim një të vërtetë që ekziston dhe për fat të keq jo të gjithë kanë të njëjtin vizion karshi ngjarjeve dhe politikës, por përkatësisht nuk ka më grupi Bardhi dhe Berisha por ka një parti demokratike që po përgatitet për të ardhur në pushtet.

Duhet që gjithsecili nga ne të lërë mënjanë çdo pakënaqësi dhe hatërmbetje të fshij të shkuarën. Duhet të bashkohemi për të fituar sepse kundërshtari jonë i vetëm është Edi Rama.

Duke ditur mënyrat tona të reagimit nga një rast kur humbin një garë kur kemi shpresë apo e shohim veten diku tjetër dhe nuk e shohim të realizuar qëllimin tonë patjetër që kjo krijon pakënaqësi, prandaj kam qenë dhe kundër që në këtë rast dhe situatë të zhvillonim primare.

Prandaj kam dashur të mos i hyjmë kësaj gare para zgjedhjeve, por tani shumica vendos dhe ajo ka vendosur kështu, prandaj me rëndësi është që kemi një proces sa më transparentë dhe një proces që të eliminojë sa të mundet përplasjet që mund të lindin nga ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy