Rezoluta anti-korrupsion/ Kikia: Instrument i rëndësishëm i luftës politike për zgjedhjet e 2025 (VIDEO)

Rezoluta anti-korrupsion/ Kikia: Instrument i rëndësishëm i luftës politike për zgjedhjet e 2025 (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se në rezolutën e PS-së për anti-korrupsionin nuk ka ende asnjë propozim konkret duke shtuar pika që ka ngritur dyshime është ajo që flet për rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të ligjvënësve mbi institucionet e pavarura ligj zbatuese.

Sipas Kikisë, “Shqipëria 2030” mund të jetë slogani i Ramës për zgjedhjet e 2025.

Nuk ka propozim konkret për të mbledhur opinione se kush është pro dhe kundër. Po të mos jetosh në Shqipëri është propozim politikisht joshës së përtej llogoreve politike që kanë palët është ide për të ngritur një hapësirë bashkëpunimi në shërbim të interesave të vendit dhe të asaj që Rama e artikulon vazhdimisht dhe mund të jetë dhe slogani i zgjedhjeve të 2025 “Shqipëria 2030” për të promovuar 2 elementë, sigurinë e socialistëve për të fituar zgjedhjet e 2025 dhe për të mbërritur tek 2030  dhe një lloj deadline për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ajo platforma prej 8 pikash, pjesa dërrmuese e propozimeve janë teori politike. ‘Të bëhemi bashkë për të qenë më aktiv, të rrisim rolin e parlamentit të bashkëpunojmë kundër korrupsioni”. Pika që ka ngritur dyshime është ajo që flet për rritjen e rolit monitorues dhe kontrollues të ligjvënësve mbi institucionet e pavarura ligj zbatuese.

Më tej, Kikia tha se historia ka treguar se sa herë palët janë ndjerë të kërcënuar, janë bërë bashkë.

U artikulua dhe kur me dështimin e reformës zgjedhore u krijua ky komision i posaçëm dy palësh që nuk ka si mision vetëm mbylljen e arnimeve, por edhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Të dyja palët kur bëhen bashkë në shqetësimin që SPAK po merr revansh do  të krijohen mekanizma për t’i vënë shkopinj kësaj makine që  e kanë ndezur fillimisht ndërkombëtarët.

Në këtë paketë ku mungojnë shumë propozime konkrete, çështja që ka marrë debat është kjo.

Opinioni janë treguar të ndjeshëm pasi në këtë vend historia ka treguar që kur politika është ndjerë e kërcënuar janë bërë bashkë, për të mbrojtur karrigen kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit.

Shoh më shumë strategji politike me përmbajtje elektorale. Këtu po kërkohet fillimisht bashkëpunimi për ca gjëra që do na vijnë rrugës.

Ngado që të rrotullohet kjo rezolutë, ky komision do të jetë një instrument i rëndësishëm i luftës politike për zgjedhjet e 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy