Mbetjet e dinozaurit më të madh të zbuluar ndonjëherë në Europë, po gërmohen në një kopsht në Portugali.
Skeleti i fosilizuar i një sauropodi u zbulua në qytetin qendror të Pombal në vitin 2017, kur një burrë filloi të gërrmonte në kopshtin e shtëpisë së tij.
Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinosaurët dhe konsiderohet si kafsha më e madhe që ka jetuar ndonjëherë.
Ata kishin qafë dhe bisht të gjatë, hanin bimë dhe ecnin me katër këmbë.

Në fillim të këtij muaji, paleontologët nga Portugalia dhe Spanja zbuluan pjesë të shtyllës kurrizore dhe brinjëve të një sauropodi të mundshëm brachiosaurid që tregon se zvarraniku i madh ishte rreth 12 metra i gjerë dhe 25 metra i gjatë.
Skeleti është gjetur në shkëmbinjtë sedimentarë të Jurasikut të Sipërm, duke sugjeruar se është rreth 150 milionë vjet i vjetër.
Skeleti – i gjetur në pozicionin ku ndoshta ka vdekur dinosauri – tani po studiohet nga një ekip ndërkombëtar kërkimor.

Për shkak të pozicionimit relativisht të paprekur të skeletit, paleontologët që punojnë në gërmim shpresojnë se ka dhe më shumë prej tyre që ata besojnë se nuk janë gjetur ende.
"Nuk është e zakonshme të gjesh të gjitha brinjët e një kafshe si kjo, e lëre më në këtë pozicion, duke ruajtur pozicionin e tyre origjinal anatomik," tha për Phys Elisabete Malafaia, studiuese postdoktorale në Fakultetin e Shkencave të Universitetit të Lisbonës.



