Një 26-vjeçare tentoi të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj. Ngjarja është shënuar në fshatin Pojan të Maliqit. Policia u njoftua me një telefonatë për konflikin që kishte në banesën e Vjollca Shkëmbit dhe arriti të parandalonte krimin e rëndë.
“Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasja Vjollca Shkëmbi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sopatë), bashkëjetuesin e saj shtetasin N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup. Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë” informon policia e Korçës.
Ngjarja është shënuar më 4 maj 2017. Në cilësinë e provës materiale në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K.
Vjollca Shkëmbi, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë.



