Të paktën pesë persona, mes të cilëve dhe një kryebashkiak u vranë gjatë sulmeve të përsëritura izraelite kundër komunës së Nabatiyeh në jug të Libanit.
"11 sulme goditën kryesisht Nabatiyeh, por edhe rrethinat e tij”, tha guvernatori i Nabatiyeh, Hoëaida Turk.
Sipas gazetës libaneze L'Orient-Le Jour, ishin rreth pesëmbëdhjetë bastisje izraelite.
Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi se kishte sulmuar qytetin Nabatiyeh, duke nënvizuar se dhjetëra objektiva terroriste të Hezbollahut u goditën dhe se infrastruktura nëntokësore e përdorur nga Forcat Radwan të Hezbollahut në jug të vendit ishte çmontuar.



