Shoferët e autobusëve protestë në Korçë, pezullohet transporti i pasagjerëve (VIDEO)

Shoferët e autobusëve protestë në Korçë, pezullohet transporti i pasagjerëve (VIDEO)

Dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë kanë zhvilluar protestë pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura. Sipas shoferëve çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë. Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

"Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto 5 minuta, tarifa bëhet 3 mijë lekë. Në Bashki nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia. Bashkia është rregullatori por nuk ndërhynë. Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona”, thonë ata.

Ndërsa Erald Fejzulla, menaxher i Terminalit të Autobusëve Korçë ka treguar çmimet e vendosura.

Njësia e administrimit të terminalit ka bërë me dije se është vendosur një tarifë parkimi dhe tarifë administrimi me abonim mujor. Për linjat rrethqytetase është vendosur tarifa 150 lekë për orar, për linjat ndërqytetëse brenda 50 km tarifa e orarit do të jete 300 leke. Për linjat ndërqytetëse mbi 50 km tarifa e nisjes do të jetë 500 lekë për orar nisje pavarësisht se sa kohë qëndrojnë në terminal. Por duket se këto tarifa ditore janë shumë të larta dhe drejtuesit e mjeteve janë të vendosur të protestojnë”, tha ai.

Sot është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët dhe ata paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhja. Edhe disa ditë më parë shoferët protestuan pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit, në kthim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy