Rama online në “Open Balkan”: Nuk i bindim dot të tjerët t’i bashkohen nismës

Rama online në “Open Balkan”: Nuk i bindim dot të tjerët t’i bashkohen nismës

Konferenca e radhës e “Open Balkan”, e cila po zhvillohet në Beograd, për tregun e hapur brenda Ballkanit Perëndimor, ka përcjellë në lidhje online edhe të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët kanë mbajtur fjalën e rastit.

Ka qenë Escobar, ai i cili shprehu sërish qasjen amerikane kundrejt nismës.

“Mbështetja për Open Balkan do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë. Duhet anëtarësim i barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane”.

Ndër të tjera, i dërguari amerikan cilësoi faktin se pa të gjashta vendet pjesëmarrëse, nuk mund të ketë sukses për Open Balkan.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama, ka vënë në diskutim bashkimin e tre vendeve të mbetura ballkanike në nismë. Sipas tij, nuk varet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nëse ato u bashkohen apo jo.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që Open Balkan është i hapur”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, kreu i Qeverisë theksoi se gjithçka po ndodhte, ishte zbatimi i procesit të Berlinit. Ndërsa, çdo vend, vendos në mënyrë të pavarur se çfarë do për veten.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur çfarëdo do për vendin e vet. Falënderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin. Mbështetja e tyre është genuine.

Ndër të tjera, kërkesën për të bindur tre vendet e tjera, ai i adresoi direkt partnerëve të mëdhenj, SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

“Do të isha i lumtur që dy aleatët dhe partnerët të inkurajojnë të tjerët t’i bashkohen (nismën). Nuk kam dëgjuar kurrë nga Vuçiç që nuk e do Kosovën në tryezë. “Ballkani i Hapur” të mos bëhet karikaturë e strukturave që njohim”, përmbylli Rama.

Në takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u tha se në fund të dhjetorit do të zhvillohet një takim edhe në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy