KED/ Zhvillohen intervistat me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë

KED/ Zhvillohen intervistat me kandidatët për Inspektor të Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e djeshme fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Po ashtu, u miratuan edhe ekspertët për vlerësimin e nivelit të zotërimit të gjuhëve të huaja, të deklaruara nga kandidatët e lejuar për vendet vakante si dhe kalendarin e intervistave me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

Në vijim të mbledhjes, me miratimin e këtyre vendimeve, KED zhvilloi proceset e relatimit të procedurave të ndjekura deri më tani për vlerësimin e kandidaturave për vendin vakant të Inspektorit të lartë të Drejtësisë, si edhe zhvilloi intervistat, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja, Sokol Stojani.

Zhvillimi i intervistave të kandidatëve të lejuar për kandidim, u krye në sallën e mbledhjeve të KED, në prani të anëtarëve të Këshillit, Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, në rolin e vëzhguesit.

Kandidatët paraqitën platformën e tyre mbi vizionin, objektivat dhe sfidat e lidhura me ushtrimin e kompetencave të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe organizimin, funksionimin e drejtimin e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KED.

Në përfundim të relatimit dhe intervistave me të gjithë kandidatët e lejuar, në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2015 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë menjëherë me përmbushjen e detyrimeve të tij brenda afatit ligjor 10 ditor, për shqyrtimin nga secili anëtar i Këshillit të dokumentacionit të çdo kandidati të lejuar, për njohjen e plotë dhe të thelluar me të dhënat e jetës profesionale dhe të dokumenteve profesionale të paraqitura për vlerësim nga kandidatët, në funksion të përmbushjes së kompetencës së vlerësimit dhe pikëzimit të secilës kandidaturë.

Pas kryerjes së këtyre veprimeve dhe bisedimit kolegjial për vlerësimin dhe caktimin e pikëzimit për secilën kandidaturë për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, sipas meritave profesionale, morale dhe organizuese e drejtuese të parashikuara me ligj, brenda këtij afati ligjor 10 ditor do të thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të miratuar Listën Përfundimtare për Renditjen e Kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Raportin e Arsyetuar mbi procedurën e ndjekur dhe vlerësimin e kryer për kandidatët e renditur për këtë vend vakant.

Këto vendime, së bashku me vendimet e arsyetuara për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidatët, shoqëruar me tabelat e pikëve të dhëna nga secili anëtar i Këshillit, bëhen publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, pjesa e posaçme për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Raporti i arsyetuar, lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe aktet përkatëse të veritifikimit, vlerësimit dhe pikëzimit të çdo kandidati për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë do ti dërgohen menjëherë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të ushtrojnë, sipas përcaktimeve të Kushtetutës, kompetencën dhe detyrimin kushtetues të zgjedhjes dhe emërimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas rezultatit të shortit manual, anëtarja e Këshillit, Vitore Tusha është caktuar relatore për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe të vlerësimit të vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy