Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar tek austriakët situatën e drogës në Shqipëri. Gjatë një takimi me zv. Ministrin e Jashtëm Linhart Basha i ka thënë atij se në Shqipëri ka hyrë Kokaina dhe Heroina. Ndërkohë shtoi se qeveria në Shqipëri është e paralizuar për shkak të krimit dhe drogës.



