“Onkologjiku”, Bushati: Korrupsion ka në nivelet e ulëta, por kushtet i krijojnë nivelet e larta (VIDEO)

“Onkologjiku”, Bushati: Korrupsion ka në nivelet e ulëta, por kushtet i krijojnë nivelet e larta (VIDEO)

Analisti Andi Bushati, deklaratën e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, në Kuvend se çështja e Onkologjikut, mbetet e izoluar tek disa drunj të shtrembër, e sheh si tentativë të qeverisë për t’i zbritur skandalet sa më poshtë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se pavarësisht se ka korrupsion në nivelet e ulëta kushtet i krijojnë nivelet e larta.

Drupal Ad

Ka një tentativë që nga takimi që Rama mbajti me mjekët dhe shefat e pavioneve, ka një fjalor që skandalet bëhen poshtë, që është një mjek apo një infermier, që tregton një ilaç.

Nuk e përjashtoj, por a i yshtim ne me politikat që bëjmë mjekët dhe infermierët të jenë të korruptuar, nëse ke 100 të sëmurë dhe ti jep ilaçe vetëm për 20, patjetër që ti ke krijuar të gjitha kushtet për korrupsion.

Korrupsioni zhduket, nëse ti siguron për të gjithë ata që kanë nevojë ilaçin që iu duhet.

A arrihet kjo, unë nuk kam bërë llogari. Por doktor Alimehmeti tha se sikur 1 kilometër autostradë të mos vjedhin zgjidhet problemi te Onkologjiku.

Pavarësisht se korrupsion në nivelet e ulëta ka, nuk mund të fokusohemi tek këto nivele, kur kushtet i krijojnë nivelet e larta.

Kam takuar shumë njerëz që prisnin ilaçe për sëmundje të tilla. Nuk e imagjinon dot trishtimin kur u thuhej sot s’ka, do vij pas një jave.

Edhe kur nuk vjedhin, janë të paaftë ta vënë ingranazhin në punë dhe prandaj sa herë që shkon në pjesën më të madhe të spitaleve tona gjen ndonjë infermier që thotë që do të shërbej por s’kemi ilaçe.

Ne kemi një pjesë të madhe të njerëzve vendimmarrës që dalin në zyrë për të grabitur, nuk kanë qëllim tjetër.

Edhe përveç kësaj, edhe kohën që e shpenzojnë vetëm për të grabitur, janë të paaftë. Edhe sot kudo të vësh gishtin, në shëndetësi, në arsim, jo më kot jemi më poshtë se Palestina në rankimin e arsimit.

Aty ku duhet që sistemi vërtetë të punojë, sistemi ynë dështon, se ne kemi një administratë të ngritur me militantë dhe grabitqarë, që edhe kur merr urdhër, nuk di ta bëjë.

Për të shtyrë zemëratën e njerëzve që nuk marrin shërbim, kemi shpikur një SPAK dhe do na vijë nga ai zgjidhja.

Është një gënjeshtër e radhës prapë për të vazhduar me të njëjtën fabul.

Disa njerëz hajdutë dhe efikasë duhet të gjenden për të vazhduar punën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy