
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCNTV, tha sot se seanca e sotme në Kuvend, dhe reagimet e Lulzim Bashës, tregojnë më së miri se pozicionimi i Bashës, vjen edhe shkak të presionit që ka si pasojë e Foltores së Sali Berishës.
Sipas tij, ai ka filluar të bëhet më i zëshëm,, si pasojë e këtij presioni.
“Seanca e sotme ishte si një skenografi e përsëritur. Kishte dy risi seanca e sotme, unë e mendoj se pozicionimi i Bashës, vjen edhe për shkak të presionit që ka nga Foltorja e Berishës, sa më shumë shtohet presioni atë anë, Basha bëhet edhe më radikal në Kuvend.
Risia e parë është se Basha goditi për herë të parë edhe Ilir Metën dhe LSI, e dyta shtoj listën e emrave të biznesmenëve që fitojnë para nga shteti.”



