Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia Tiranës të koduar “Fundviti”, u vu në pranga hajduti i xhepave të autobusëve të Tiranës.
Më datë 31.12.2016 specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis Tako, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë më datë 31.12.2016 tek ish stacioni i trenit, ku dyshohet ti ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë.
VJEDHJET E TJERA
Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë: Më datë 31.05.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, në autobuzin urban të linjës së Tiranës së Re, shtetasit G. T., i ka vjedhur, vlerën monetare prej 95.000 lekësh Më datë 15.07.2016, pranë ish stacionit të trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases Amerikane B. P. C., i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumenta. Më datë 10.08.2016, tek ish stacioni i trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases E. M., i ka vjedhur vlerën monetare prej 80.000 mijë lekë dhe 130 euro.



