Psikologia Denada Toçe duke folur në MCN Live në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, tha se përpos 8 marsit në ditët e tjera të vitit gruaja në Shqipërinë në jeton nën petkun e zymtësisë dhe dhunës.
Ka marrë konotacione feste për sa kohë u shoqërua me një ditë ndërkombëtare pushimi ku gratë të festonin të drejtat që kanë. Por të mos harrojmë që këto të drejta shkelen dhe u merren sërish. Të guxojnë të ngrenë zërin, të guxojnë të flasin për atë që u shkelet për ditë, të guxojnë të reagojnë për gjënë më të rëndësishme, liria e mendimit, liria e orientimit seksual, liria e të qenit grua, për t’i dhënë peshë personalitetit të gruas, që ka munguar për shekuj të tërë. Në ditët e tjera gratë janë nën petkun e zymtësisë dhe dhunës
Ndërsa u sollën në vëmendje shifrat e vrasjeve përgjatë këtij viti, Toçe tha se është tragjike që ka gra që vriten nga burrat dhe gra që janë mundi i familjes.
Presupozohet që gruaja të jetë ajo që punon në çdo orë të ditës. Nëse ka një funksion të jashtëzakonshëm dhe të tejmundimshëm në familjet shqiptare është gruaja. Mendoj që është tragjike sepse ka gra që kanë vdekur dhe vazhdojnë të vritet nga burrat. Është tragjike që gruaja shqiptare vijon të jetë mundi i familjes. Është gruaja që dhunohet ekonomikisht, fizikisht. Është ajo që çohet herët në mëngjes dhe duhet të jetë në formë për fëmijët dhe në punë
Denada Toçe bëri thirrje që gratë të kërkojnë ndihmë dhe të mos e fshehin dhunën nën petkun e familjes.
Të kërkosh ndihmë nuk është turp, të dhunohesh dhe ta fshehësh dhunën nën petkun e familjes, ky është turp shumë i madh. Gratë duhet të çohën, të protestojnë. Nuk është ditë feste në vetvete, është ditë proteste. Sot është kthyer në një festë simbol, por gratë duhet të kujtojnë për çfarë do festojnë. Sot jetojmë në një kohë lirie dhe do të duhet ta rrëmbejnë këtë liri. Sot vetë gruaja po ia ndalon lirinë vetes së vet”



