Një nga trashëgimtaret e Top Medias, Sara Hoxha, është gjithmonë e më shumë aktive në rrjetet sociale dhe rrjedhimisht dhe në media. Pas sjelljes në jetë të djalit të saj London Noor, Sara duket në formë shumë të mirë trupore.
Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi, ku duket e veshur me shumë stil dhe ngjyrat e pranverës. Kjo foto e Sarës ka zgjuar dhe reagimin partnerit të saj, Ledionit
Ky i fundit nuk ka nguruar t’i shprehë hapur dashurinë. ‘O e bukur’, - ka shkruar ai në foton e nënës së djalit të tij. Duhet pranuar se Sara sa kalojnë ditët dhe bëhet më tërheqëse.



