Ujë nga lagështira e ajrit të Amazonës, në Europë për një çmim luksoz

Ujë nga lagështira e ajrit të Amazonës, në Europë për një çmim luksoz

Një kompani braziliane, “O Amazon Air Water”, ka vendosur të shndërrojë lagështinë e ajrit amazonian në ujë në shishe dhe më pas ta shesë si produkt luksoz në Evropë.

Procesi është kurioz, por i thjeshtë. Objekti i kompanisë, i vendosur në qytetin e Barcelos, në shtetin e Amazonas, ka një sistem grumbullimi për të tërhequr dhe kondensuar lagështinë e ajrit në depozita sterile. Ashtu si në procesin natyror, uji kthehet nga gjendja e gaztë në të lëngshme pa ndonjë proces kimik dhe në mënyrë të qëndrueshme. Kompania ka kapacitetin të prodhojë deri në 5 000 litra në ditë.

Si pjesë e angazhimit të saj për mjedisin, “O Amazon Air Water” thotë se do të përdorë paketime qelqi, materiale 100% të riciklueshme dhe një kapak të biodegradueshëm.

Kompania synon të operojë në segmentin luksoz, prandaj, 750 ml shishe ujë do të shiten vetëm në Evropë, tani për tani, për 70 euro.

Për vitin e parë, projeksioni i shitjeve është gjashtë milionë shishe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy