Soreca: Sistemi i ri i votimit po funksionon, ditë e rëndësishme për Shqipërinë në BE

Soreca: Sistemi i ri i votimit po funksionon, ditë e rëndësishme për Shqipërinë në BE

Ambasadori i BE Luigi Soreca nga Elbasani ka thënë se pajisja e re e identifikimit biometrik po funksionin, ndonëse ka pasur disa probleme. Këto probleme thotë Soreca janë zgjidhur menjëherë, madje ka qenë dhe vetë i pranishëm në një qendër votimi në Tiranë kur pajisjet janë ndërruar. Ambasadori ka vijuar me thirrjet e tij kundrejt qytetarëve të cilëve u ka thënë që të votojnë, pasi kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për Shqipërinë në BE.

"Shumë zgjedhës kanë votuar dhe ajo që kam parë un është një prirje që sistemi i ri po funksionin. Ka pasur probleme teknike, kam qenë në një qendër votimi në Tiranë por ajo arriti të zëvendësohej me një pajisje tjetër shumë shpejt.

Thirrja ime në fakt për të gjithë qytetarët është që sot duhet të dilni të votoni të ushtroni të drejtën dhe përgjegjësinë për të votuar. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë por edhe për Shqipërinë në BE.

Ne po i ndjekim të gjitha zhvillimet Be ka ekipet e veta jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të votoni. Më lejoni ti bëj një thirrje të gjithëve ju lutem shkoni të votoni për këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë Europiane”, tha Soreca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy