Pas ndalimit të disa tubimeve të ministrave turq në Holandë dhe Gjermani, tensionet mes Ankarasë dhe Evropës janë rritur. Ndërkaq Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste”.
Ndërsa zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin gjatë një interviste për CNN është shprehur se ka gjasa që ministrat e Turqisë mund të planifikojnë një tubim tjetër në Gjermani, përpara referendumit të 16 prillit, një lëvizje e cila mund të tensionojë më shumë raportet në mes të Ankarasë dhe Berlinit.
Kalin ka kritikuar autoritetet gjermane për lejimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) që të mbajnë tubime në Gjermani.



