Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati/ Begolli: Më të rrezikuara fshatrat e Dushkut dhe Murriz Kozarës, ujë në banesa

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati/ Begolli: Më të rrezikuara fshatrat e Dushkut dhe Murriz Kozarës, ujë në banesa

Lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë përsëri nga shtrati, duke lënë nën ujë qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke hyrë në disa banesa.

Avni Begolli, drejtor i Emergjencave Civile në Lushnje, deklaroi për edicionin e lajmeve në MCN tv, se më të rrezikuara janë fshatrat e njësive administrative Dushk dhe Murriz Kozare, ku është konstatuar prezenca e ujit në shtëpi.

Me daljen e ujit të lumit Shkumbin, uji ka arritur deri në banesa dhe fusha të qyteteve përreth.

 Për këtë arsye, gjatë natës së kaluar dhe ditën e sotme, strukturat e Emergjencave Civile, së bashku me punonjësit e bashkisë dhe institucionet ligjore, kanë qenë në gatishmëri për parandalimin e fatkeqësive.

Aktualisht po punohet në riparimin e pritave, veçanërisht në fshatin Murriz Kozare të njësisë administrative Thjesh Agan. 

Në zonat e tjera janë vendosur thasë rëre për të penguar përhapjen e ujit.

Reshjet kanë rënë dhe kjo favorizon situatën, duke dhënë shpresë se gjendja do të përmirësohet.

 Zonat më problematike mbeten Dushk dhe Murriz Kozare, ku përmbytjet e lumit Seman dhe Shkumbin kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy