
Kur priten edhe pak ditë nga përfundimi i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, sot do të dëshmojë në komision në orën 12:00, kryeministri Edi Rama.
Vetë kryeministri Rama dje nga Durrësi, tha se me këtë komision u krijua mundësia për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë.
Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni.
Opozita ka përdorur si kartën e saj më të fortë në betejën opozitare hetimet për inceneratorët, që i quan një aferë kriminale.
Para komisionit hetimor deri tani kanë dëshmuar emra shumë të lartë të qeverisë socialiste, si ministrja Belinda Balluku, ministri Arben Ahmetaj, ministri Damian Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi. Po ashtu dëshmi para komisionin ka dhënë edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja si dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.



