Një 19-vjeçar italian me iniciale N.L ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi dy mjete lundruese Jet Ski u përplasën me njëra-tjetrën në plazhin e Velipojës.
Njoftimi: Velipojë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian N. L., 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
Në plazhin e Velipojës, në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë përimetrit të sigurisë, dyshohet se si pasojë e manovrave të gabuara, janë përplasur dy mjete lundruese Jet Ski, të drejtuara nga dy shtetasit italian N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç.
Të dy mjetet lundruese Jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.



