India, vendi i tretë në botë që kalon shifrën e 300 mijë viktimave nga COVID

India, vendi i tretë në botë që kalon shifrën e 300 mijë viktimave nga COVID

India është bërë vendi i tretë në botë që kalon pragun e 300 mijë viktimave për shkak të koronavirusit. Kjo duke i bashkëngjitur edhe situatën e ditës së hënë e cila prodhoi 4.454 humbje jete, duke e çuar totalin që prej fillimit të pandemisë në 303.720.

Dy vendet e tjera para Indisë që e kanë arritur këtë shifër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë po ashtu të ditur se në 24 orë u konfirmuan edhe 222,315 të infektuar, duke e bërë të hënën ditën e katërd radhazi në të cilën numri i rasteve është në rënie.
Megjithatë, numri i vdekjeve të hënën ishte më i larti i raportuar që më 19 maj.
Që nga fillimi i pandemisë, India numëron një total prej 26,7 milionë të infektuarish. Ndërsa, që nga 16 janari, në vend janë administruar të paktën 196,051,962 doza vaksinash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy