Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë sipas National Cyber Security Index, me një rezultat prej 92.5 pikësh në fushën e sigurisë kibernetike.
Engjëll Rraklli, ekspert IT tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se ky rankim nuk tregon që Shqipëria është e papenetrueshme, por që është rritur në shumë aspekte.
Sipas Rrakllit, Shqipëria duhet të mbrojë sistemet digjitale.
Ne kapacitetet i kemi përmirësuar. Kur flasim për siguri kibernetike, nuk është diçka që e bën një herë dhe mbaron. Është proces evoluimi, ne po e bëjmë.
Kemi disa vite që nga sulmi i parë në e-Albania që kemi marrë masa dhe jemi përmirësuar. Këtë gjë e thekson indeksi.
Rankimi bëhet për sot, është në makro. Do të thotë që jemi të rankuar diçka mirë. Është për t’u vlerësuar që ky rankim nuk është i vetmi dhe në të tjerat ne kemi fituar pikë.
Sulmet do të vijojnë. Ne jemi bërë target i grupeve. Nuk është indikator i drejtpërdrejtë sa keq ne jemi.
Ky indeks nuk është tregues që jemi të papenetrueshëm, tregon që jemi rritur në shumë aspekte. Kemi nevojë të përmirësohemi më shumë. Ne duhet të mbrojmë sistemet digjitale. e-Albania dhe pikat e tjera ne duhet t’i forcojmë dhe t’i bëjmë më solide. I përket AKSHI-t dhe kompanive, pjesë e tenderave.



