Beteja për Mosulin, vritet gazetarja kurde nga shpërthimi i një bombe

Beteja për Mosulin, vritet gazetarja kurde nga shpërthimi i një bombe

Një gazetare e cila punonte për një kanal televiziv kurd është vrarë sot nga shpërthimi i një bombe gjatë luftimeve ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve të Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit.

Sipas mediave vendase gazetarja, Shifa Gerdi, 30 vjeçe, është vrarë gjatë sulmit me bombë, ndërsa kameramani, Younis Mustafa, është plagosur.

Gazetarja Gerdi në çastin e shpërthimit ishte duke e udhëhequr një program special për ofensivën në Mosul.

Gjatë operacionit të ushtrisë irakiane për marrjen e kontrollit në Mosul, janë plagosur disa gazetarë, ndërsa reporteri i televizionit të Irakut, Ali Raysan, ishte vrarë derisa raportonte për luftime në muajin tetor të vitit të kaluar.

Forcat irakiane vazhdojnë t’i rezistojnë ISIS’it dhe janë në përparësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy