I dënuari me vdekje i mbijeton ekzekutimit, do të përdoret mënyrë eksperimentale për ta vrarë

I dënuari me vdekje i mbijeton ekzekutimit, do të përdoret mënyrë eksperimentale për ta vrarë

Një i burgosur amerikan 58-vjeçar nga Alabama, Kenneth Eugene Smith, do të ekzekutohet përmes thithjes së azotit të pastër, i përdorur për herë të parë dhe në mënyrë eksperimentale.

Ai kishte arritur që t’i mbijetonte ekzekutimit, pasi ekipi i ekzekutimit nuk kishte arritur të gjente venat ku të injektonte helmin dhe Smith kishte kaluar më shumë se katër orë i lidhur në një barelë.

Për këtë arsye, këtë herë u vendos që të praktikohej hipoksia e azotit, duke shkaktuar kështu vdekjen nga mbytja ose asfiksia, përmes një maske, gazi thithet dhe dioksidi i karbonit nxirret, indet e trupit fillojnë të ndjejnë mungesën e oksigjenit dhe brenda katër deri në pesë minuta personi mund të vdesë, sipas një studimi nga East Central University.

Shoqatat e të drejtave të njeriut, përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, janë ngritur duke e konsideruar këtë metodë barbare.

Kenneth Eugene Smith u dënua me vdekje në vitin 1988 për vrasjen e Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside të Krishtit në Sheffield, me plagë të shumta me thikë.

Dënimi, i cili fillimisht e pa atë të dënuar me burgim të përjetshëm, u konvertua më pas nga një gjyqtar në dënim me vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy