Një kg kokainë 45 mijë euro, si u arrestuan trafikantët tek “21 Dhjetori” (VIDEO)

Një kg kokainë 45 mijë euro, si u arrestuan trafikantët tek “21 Dhjetori” (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Tiranës. Sipas informacionit të policisë, një prej të arrestuarve rezulton se ishte shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Klienti”, u sekuestruan edhe 800 gramë kokainë, një automjet dhe një aparat celular. Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Besmir Sula (Zeneli), 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Aleksandër Algeri, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se Sula, me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha kokaine, të cilën ia jepte më pas Algerit që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në Tiranë.

Shitja bëhej në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram. Dy shtetasit e mësipërm u arrestuan tek “21 Dhjetori”, ndërsa gjatë kontrollit policia u gjeti lëndën narkotike së bashku me 1 aparat celular dhe një automjet që e përdornin për shpërndarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy