Investimet turke, Ejupi: Ndihmojnë në ngritjen ekonomike jo vetëm të rajonit, por edhe të Turqisë (VIDEO)

Investimet turke, Ejupi: Ndihmojnë në ngritjen ekonomike jo vetëm të rajonit, por edhe të Turqisë (VIDEO)

Redaktori i TRT World, Abdylvehap Ejupi i ftuar në studion e MCN tha se mediat turke e komentojnë vizitën e presidentit turk Rexhep Tayyp Erdogan në Shqipëri si një vizitë në një vend aleat dhe mik.

Përsa i përket investimit turk në rajon, Ejupi u shpreh se synimi primar është ndihma për qytetarët dhe sigurisht dhe ringritja ekonomike do të ndikonte në konsumimin e produkteve turke .

Intervista e plotë:

Zoti Ejupi si shihet nga mediat turke kjo vizitë e presidentit Erdogan?

Çdo herë ka vëmendje por kur vjen te Ballkani ka një prizëm që Erdogan po viziton një vend aleat dhe mik. Kryesisht është pozitiv dhe emocional, duke e ditur që marrëdhëniet ku në Turqi kemi gati 5 milionë shqiptarë, dhe kjo është një lidhje organike dhe nga ky prizëm shihet ardhja e Erdogan.

Ju ishit sot ne Laç ku pate nga afër investimin e qeverise turke ne këtë zone. Çfarë përshtypjesh morët?

Ishte diçka e jashtëzakonshme, unë isha dhe në prill dhe atë kohë ishte ende gërmadhë dhe nuk prisja që për 7 muaj do të ishte e gatshme dhe do u dorëzohej familjeve. Ishte diçka e jashtëzakonshme dhe shihej qartë shkëndija në sytë e familjarëve. Ndihesha si në lagje të Stambollit sepse ishte e njëjta strukturë dhe ngela pa fjalë jashtëzakonisht e bukur. Besoj qytetarët do të jenë shumë të lumtur. Besoj do të jetë një zonë ku shumë pak ishte investuar dhe krahasuar me prillin ishte si një nga lagjet më të bukura të Stambollit.

Investimet e shumta, apo politika aktuale me nëntekst fetar nga Ankaraja ne Ballkan, çfarë synon sipas Jush?

Mendoj që është e natyrshme shtrirja e ndikimit në rajonet përreth, ndërsa synimi primar është investimi dhe ndihma për qytetarët dhe sigurisht e 3-ta është në interes të Turqisë në ri ngritjen ekonomike të rajonit që do të ndikonte dhe në ngritjen e ekonomike të Turqisë dhe një Ballkan i investuar do të jetë një konsumator i produkteve turke. Politika është në aspekt pozitiv dhe nënteksti fetar është i mbivlerësuar. Nuk shoh asgjë të gabueshme dhe vetëm të falënderojmë.

Në fushën e mbrojtjes ishte parashikuar të bliheshin disa dronë dhe mendoj që është hap shumë i avancuar dhe mendoj që dy shtete si anëtarë të NATOS kanë nevojë për njëra-tj pasi po jetojmë në një botë të paparashikueshme.

Me presionin qe po I behet qeverise shqiptare për dëbimin e Gylenisteve, mendoni se jemi duke dëshmuar krijimin e një baze opozitare ndaj Erdoganit ne Shqipëri dhe ne aspektin teologjik si mund te ndikoje ky grupim brenda vete botes islame shqiptare?

Mendoj që ka një pajtueshmëri të përgjithshme, presioni për gylenistët është dëshmuar që ..nga aspekti politik mendoj që Turqia që ka përjetuar ndasi të tilla nuk do që Shqipëria apo vende aleate me të ta përjetojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy