Vritet 23-vjeçari në Vlorë, në kërkim autori

Vritet 23-vjeçari në Vlorë, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Vranisht të Vlorës, teksa pas një sherri për motive të dobëta mes dy 23 vjeçarëve, mbeti i vrarë shtetasi me inicialet F.V

Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim autorin Marjo Ribaj.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri "Automatik" shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht. Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë. Po punohet për kapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy