Hunter Biden, djali i presidentit të SHBA-së është shpallur fajtor se ka gënjyer për përdorimin e drogës kur ka blerë një armë në vitin 2018.

Hunter Biden ka gënjyer në një formular që duhet të plotësonte kur bleu një revole Colt Cobra në tetor 2018, duke thënë se ai nuk ishte përdorues droge ose i varur nga droga, pavarësisht problemeve që ai kishte me kokainën.
Djali i presidentit të SHBA-ve është shpallur fajtor për deklarim të rremë për posedim të armës së zjarrit, për deklarim të rremë në procesverbal dhe për armëmbajtje pa leje.
Hunter Biden, rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg, por sipas ekspertëve gjasat që djali i presidentit të shkojë në burg janë 50 me 50.



